Këshilla sociale dhe ndihma sociale

Këshilla sociale dhe ndihma sociale

Këshilla sociale dhe ndihma sociale

Zyra e përkrahjes sociale Graubünden ka një detyrë të gjerë në fushën e këshillimit personal dhe familjar si dhe të ndihmës sociale ekonomike.

 

Këshilla sociale personale

Për këshilla personale janë përgjegjës punonjësit e shërbimeve sociale regjionale. Krahas shërbimeve sociale regjionale ka shërbime sociale të specializuara në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, të ndihmës për viktimat si dhe në atë të problemeve të veseve. Një pasqyrë mbi shërbimet sociale regjionale dhe ato të specializuara ju gjeni nën kapitullin «Adresa und Link-e».

Ndihmë sociale financiare

Parimisht është secili përgjegjës vetë për sigurimin e ekzistencës së tij. Njerëz, të cilët ndodhen në një gjendje të përkohshme ose të vazhdueshme të vështirë financiare dhe me gjithë përpjekjet e veta nuk mund ta mënjanojnë këtë, kanë të drejtë për ndihmë sociale. Kusht paraprak për këtë është, që personi i prekur ta ketë vendbanimin e tij në kantonin Graubünden. Ndihmë sociale jepet atëhere, nëse nuk qëndron e drejta për pagesa të tjera ligjore, si për shembull pension invalidi, dhe familja ose persona të vetëm nuk mund të paguajnë shpenzimet për jetesën. Pagesat e ndihmës sociale llogariten në çdo rast individualisht dhe janë të varura nga marrëdhëniet personale, nga shpenzimet për mbajtjen e jetesës, marrëdhëniet e të ardhurave si dhe zgjatja e pagesave të ndihmës.

 

Llogaritja bëhet duke u mbështetur në rregullat kantonale dhe rekomandimeve të komunave si dhe direktivave të Konferencës Zvicerane për Ndihmën Sociale. Në kantonin Graubünden vendosin komunat për dhënien e pagesave të ndihmës sociale.

 

Kontakt

Kontakt

  • Kantonales Sozialamt Graubünden

    Zyra kantonale e përkrahjes sociale GraubündenGrabenstrasse 87000 Chur081 257 26 54www.soa.gr.ch