Parimisht është secili përgjegjës vetë për sigurimin e ekzistencës së tij. Njerëz, të cilët ndodhen në një gjendje
të përkohshme ose të vazhdueshme të vështirë financiare dhe me gjithë përpjekjet e veta nuk mund ta mënjanojnë këtë, kanë të drejtë për ndihmë sociale. Kusht paraprak për këtë është, që personi i prekur ta ketë vendbanimin e tij në kantonin Graubünden. Ndihmë sociale jepet atëhere, nëse nuk qëndron e drejta për pagesa të tjera ligjore, si për shembull pension invalidi, dhe familja ose persona të vetëm nuk mund të paguajnë shpenzimet për jetesën. Pagesat e ndihmës sociale llogariten në çdo rast individualisht dhe janë të varura nga marrëdhëniet personale, nga shpenzimet për mbajtjen e jetesës, marrëdhëniet e të ardhurave si dhe
zgjatja e pagesave të ndihmës.
Llogaritja bëhet duke u mbështetur në rregullat kantonale dhe rekomandimeve të komunave si dhe direktivave të Konferencës Zvicerane për Ndihmën Sociale. Në kantonin Graubünden vendosin komunat
për dhënien e pagesave të ndihmës sociale.