Përkujdesja private

Përkujdesja private

Cilat mundësi të përkujdesjes private (shtylla e 3-të) kam unë?

Krahas "AHV" –së dhe shtyllës së dytë ka edhe përkujdesjen private, shtyllën e tretë. Në shtyllën e tretë (më saktë: në shtyllën 3a) mund të kursesh vullnetarisht të holla për jetën pas pensionimit. Shteti e nxit këtë kursim me favorizime taksash, megjithatë vetëm me kufizim.

 

Të punësuar, të cilët paguajnë tanimë kontribute në "AHV" dhe në arkën e pensionit, mund të paguajnë si shtesë pothuajse 7000 franga në vit (kjo ricaktohet çdo vit) në shtyllën e tretë dhe mund t'i heqin këto të holla nga taksat. Të vetëpunësuar mund të paguajnë 20 përqind të të ardhurave të tyre vjetore në shtyllën e tretë dhe ta heqin këtë shumë nga taksat. (Po ashtu këtu ka një kufi maksimal.) Shtylla e tretë është prandaj forma më e rëndësishme e përkujdesjes për pleqërinë për të vetëpunësuar.