Sigurimi shëndetësor

Faturat

Faturat

Në sistemin zviceran të sigurimit shëndetësor ka dy parime të kompensimit të kostove dhe rimbursimit. Kryesi i shërbimit, për shembull mjekja e familjes ose fizioterapojti mund të shpërblehen për shërbimin e tyre në dy mënyra:

 

  1. nëpërmjet të siguruarve, të cilët nga ana tjetër i marrin kostot e krijuara të kompensuara nga siguruesit përkatës (sistemi i Tiers garant).
  2. nëpërmjet të siguruesve, nëse këta kanë bërë marrëveshje me kryesit e shërbimeve, që shërbimet e tyre të shpërblehen direkt (sistemi i Tiers payant).

 

Nëse ju nuk keni bërë asnjë marrëveshje tjetër me sigurimin tuaj shëndetësor hyn në përdorim sistemi i Tiers garant. Kjo do të thotë që ju, pas një vizite tek mjeku merrni faturën. Këtë ju duhet ta paguani vetë. Me faturën ju merrni një kopje të faturës (= dëshmi e kërkesës për rimbursim ose kopje e faturës). Këtë kopje dërgoheni në arkën e sigurimit shëndetësor. Atje merrni pastaj - nëse shuma e kalon ekskluzivitetin - 90 përqind të saj, të paguar në llogarinë e dhënë bankare ose atë postare.

 

Këshilla: Për të shmangur ngushtica financiare, dërgojani menjëherë faturën arkës së sigurimit shëndetësor. Shpesh ju i merrni të hollat nga arka e sigurimit shëndetësor, para se afati i pagesës së faturës së mjekut të ketë skaduar.

 

Fatura e spitalit do të dërgohet ose tek ju në shtëpi, ose tek arka e sigurimit shëndetësor. Në të shumtën e rasteve fatura paguhet direkt nga arka e sigurimit shëndetësor. Për kosto të mundshme, të cilat duhet t'i merrni ju përsipër (kontributi vetjak, kontributi për shërbimin), arka e sigurimit shëndetësor ose spitali iu dërgon juve një faturë të veçantë.