Sigurimi shëndetësor

Sa koston arka e sigurimit shëndetësor?

Sa koston arka e sigurimit shëndetësor?

Personat e siguruar duhet të paguajnë çdo muaj për mbrojtjen e tyre nga sigurimi shëndetësor një kontribut: primin e arkës së sigurimit shëndetësor. Lartësia e primit mund të ndryshojë çdo vit. Arka e sigurimit shëndetësor në vjeshtë ua njofton me shkrim të siguruarve primin e ri (atëherë ju mund të ndërroni po ashtu arkën e sigurimit shëndetësor, por merrni parasysh afatet e prishjes së kontratës!). Të siguruarit marrin së bashku me primin e ri kartën e arkës së sigurimit shëndetësor me numrin e të siguruarit. Ju do të duhej ta keni kartën gjithmonë me vete: Ju duhet ta paraqitni atë në farmaci, tek mjeku ose në spital.

 

Primet e arkave të sigurimit shëndetësor ndryshojnë sipas arkës dhe vendbanimit. Por në sigurimin bazë janë të siguruara tek të gjitha arkat e sigurimit shëndetësor të njëjtat shërbime. Primet ndryshojnë po ashtu sipas modelit të zgjedhur të sigurimit dhe pjesëmarrjes së zgjedhur në kostot (ekskluziviteti).

 

Ju mund të zgjidhnin vetë modelin tuaj të sigurimit: Ju paguani për shembull më pak prime me një model sigurimi pa zgjedhje të lirë mjeku. Kjo do të thotë, ju duhet së pari të shkoni tek një mjek i caktuar familjeje ose në një mjeke e caktuar familjeje ose të shkoni në një HMO (një qendër shëndetësore).

 

Informohuni tek arka juaj e sigurimit shëndetësor për informacione më të sakta. Një krahasim ia vlen!