Sigurimi shëndetësor

Kurseni kostot

Si mund të kursej unë kosto për arkën e sigurimit shëndetësor?

Primet e arkës së sigurimit shëndetësor mund ta ngarkojnë buxhetin e ekonomisë shtëpiake. Ka mundësi të ndryshme, të ulen kostot për primet.

  • Nëpërmjet një ekskluziviteti të lartë: Me një ekskluzivitet të lartë (maksimal 2500 franga) primi ulet shumë. Vini re: Kjo vlen vetëm atëherë, nëse ju jeni pak i sëmurë dhe shkoni pak tek mjeku.
  • Nëpërmjet një arke sigurimit shëndetësor me çmim të leverdishëm: Krahasoni ju me njëra-tjetrën primet dhe shërbimet e arkave të sigurimit shëndetësor, për shembull me llogaritësin e primeve në faqen e internetit të federatës.
  • Nëpërmjet uljes individuale të çmimit të primeve të kantonit. Persona me të ardhura të ulëta kanë pretendim mbi një miratim kantonal të uljes së çmimit të primit. Kjo do të thotë, kantoni paguan një pjesë të primit të arkës së sigurimit shëndetësor. Për të njoftuar pretendimin tuaj, ju duhet të dorëzoni çdo vit në afat një formular. Informohuni në komunën e banesës ose tek Enti i Sigurimit Social Graubünden.