Shtesat familjare

Shtesat familjare

Kush i merr shtesat familjare?

Të gjithë të punësuarit marrin për çdo fëmijë një shtesë familjare. Në kantonin Graubünden paguhen kontributet e mëposhtme (gjendja e janarit 2021):

  • 220 franga për fëmijë dhe muaj
  • 270 franga për muaj për fëmijët që mësojnë profesion nga 16 deri në 25 vjeç (të ashtuquajturën shtesën për formim profesional)

Shtesa familjare i paguhet atij prindi, i cili sjell të ardhurat më të larta në shtëpi.

 

Në të gjitha kantonet kanë po ashtu jo të punësuarit një pretendim për shtesat familjare. Në kantonin Graubünden të ardhurat e tatueshme të tyre nuk lejohet të kalojnë 43’020 franga në vit (gjendja e janarit 2019). Me këtë kuptohen të punësuar me pagë të ulët ose, për shembull, studentë me një të ardhur të ulët dytësore.

 

Persona si të vetëpunësuar, të cilët janë të regjistruar tek arka e kompensimeve dhe realizojnë një rrogë minimale pre 7170 franga në vit (gjendja e janarit 2021), kanë gjithashtu pretendim për një shtesë familjare.

 

Të punësuarve iu paguhet shtesa familjare si rregull nga punëdhënësi së bashku me rrogën. Jo të punësuar dhe të vetëpunësuar marrin shtesat familjare nga Enti i Sigurimit Social i kantonit Graubünden.

 

Kontakt

  • Sozialversicherungsanstalt des Kantons Graubünden

    Enti i Sigurimit Social i kantonit GraubündenOttostrasse 247000 Chur081 257 41 11www.sva.gr.ch