Përkujdesja profesionale

Përkujdesja profesionale

Si është e rregulluar përkujdesja profesionale (shtylla e 2-të)?

Shtylla e 1-rë e përkujdesjes për pleqërinë është "AHV". Ajo funksionon sipas parimit të procedurës së shpërndarjes. Gjenerata punuese paguan pensionet e pensionisteve dhe pensionistëve. Për të shtuar pensionin "AHV", qëndron shtylla e 2-të e përkujdesjes profesionale. Ajo funksionon sipas parimit të kursimit për përkujdesje. Ju paguani kontribute dhe merrni që nga pensionimi një pension, i cili bazohet mbi kontributet e paguara.

 

Sigurimet dhe arkat shumë të ndryshme të pensioneve organizojnë përkujdesjen profesionale. Ngjashëm me "AHV" janë të siguruar detyrimisht të gjithë punëmarrësit e punësuar tek një arkë pensioni. Por ka edhe përjashtime, për shembull, nëse ju fitoni më pak se 21’150 franga në vit (gjendja e janarit 2016). Për të vetëpunësuarit përkujdesja profesionale nuk është e detyrueshme, por ata mund t'i bashkohen vullnetarisht një arke pensioni. Shoqata degësh të ekonomisë organizojnë shpesh për të vetëpunësuar një arkë të tillë.

 

Nga arka juaj e pensionit ju merrni çdo vit një ekstrakt, në të cilin ndër të tjera shënohet, sa të holla keni kursyer tanimë dhe cilin pension merrni ju me këto të holla. Të gjitha të hollat e kursyera mund të lini t'ju paguhen nën kushte të caktuara: për shembull, nëse ju largoheni përgjithmonë nga Zvicra ose themeloni një firmën tuaj vetjake. Para se ju të guxoni të ndërmerrni një hap të tillë, duhet të këshilloheni mirë.