Sigurimi për papunësinë

Sigurimi për papunësinë

Si është i organizuar sigurimi për papunësinë (ALV)?

Në Zvicër është i siguruar ndaj papunësisë kush ushtron një veprimtari pune jo të vetëpunësuar, pra merr një rrogë. Kontributi i sigurimit tërhiqet direkt nga rroga dhe është i dukshëm tek vërtetimi i pagës. Sigurimi për papunësi i paguan personave të siguruar një kompensim nga sigurimi i të papunëve në rast të papunësisë, punës së shkurtër, humbjeve të punës si pasojë e kohës së keqe dhe gjatë paaftësisë për të paguar të punëdhënësit. Si rregull paguhen 70 përqind të rrogës së siguruar detyrimisht të "AHV", si rrogë e kompensimit nga sigurimi i të papunëve. 80 përqind të rrogës "AHV" të siguruar detyrimisht paguhen, nëse dikush ka fëmijë, fiton më pak se 4000 franga dhe është invalid. Të vetëpunësuar nuk mund të sigurohen në "ALV".

 

Për të marrë kompensim nga sigurimi i papunësisë, ju duhet të regjistroheni fillimisht tek një Qendër regjionale për ndërmjetësim pune (RAV). Këtë duhet ta bëni ju, sapo mësoni që juve për shembull do t'ju prishet kontrata e punës, pra tanimë para se të bëheni të papunë. Nëse ju nuk keni qenë ende tek një arkë për papunësinë, ju mund ta përfundoni këtë atje.