Partneriteti

Partneriteti

Partneriteti

Në Zvicër pranohen forma të ndryshme të bashkëjetesës. Shumë çifte jetojnë të pamartuar së bashku (bashkëjetesë jashtë martese) dhe kanë po ashtu fëmijë të përbashkët. Për këta çifte ekziston mundësia, të lidhin një kontratë bashkëjetesë jashtë martese. Në këtë mund të përcaktohet për shembull, çfarë i takon kujt ose si do të ndahen kostot e ekonomisë shtëpiake. Sjellin partnerët me vete fëmijë nga një lidhje e mëparshme, atëherë flitet po ashtu për një familje me fëmijë nga lidhje të ndryshme. Ndarja e roleve dhe detyrave ndërmjet gruas dhe burrit është fleksibël.

 

Partneritete me gjini të njëjtë

Në Zvicër pranohen çifte me gjini të njëjtë dhe ata kanë mundësinë, të lenë të regjistrohet partneriteti i tyre. Partnerët përfitojnë nëpërmjet kësaj të drejta dhe detyrime. Në faqen e internetit ch.ch ju gjeni një pamje të përgjithshme të pasojave më të rëndësishme personale dhe financiare në rast të regjistrimit të një partneriteti me gjini të njëjtë. Zyra përgjegjëse e gjendjes civile e komunës suaj të banimit ju informon juve mbi kushtet paraprake që duhet të përmbushen dhe për hapat që duhet të ndërmerren.