Konflikte

Konflikte

Konflikte në partneritet

Në partneritet mund të krijohen për shkaqe të ndryshme konflikte dhe kriza, për shembull nëse takohen me njëra-tjetrën interesa, përfytyrime të vlerave ose pikësynime të ndryshme të partnerëve. Si do të sillet me konfliktet, është e ndryshme nga njeriu në njeri dhe nga çifti në çift. Ka vende speciale këshillimi, të cilët i ndihmojnë çiftet në situata konfliktesh, të gjejnë një zgjidhje.

 

Konflikte në familje

Në familje mund të krijohen nganjëherë situata të vështira dhe ngarkuese, për shembull nëse ndërmjet prindërve dhe fëmijëve bëhen shpesh grindje ose një anëtar i familjes ndodhet në një situatë të vështire jete. Prindër dhe fëmijë mund të marrin në raste të tilla ndihmë dhe të drejtohen në institucione përkatëse këshillimi. Telefoni emergjent për prindër iu ofron prindërve përgjatë 24 orësh këshilla dhe mbështetje në rast të pyetjeve për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës ose nëse kërcënon rreziku, që prindërit ose dikush tjetër të përdorë dhunë ndaj fëmijës. Këshillimi është falas dhe bëhet nëpërmjet telefonit 0848 35 45 55.

 

Numri i emergjencës 147 i “Pro Juventute” ndihmon fëmijët dhe të rinjtë në rast të pyetjeve, problemeve dhe në situatë emergjente që t’i kapërcejnë ato. Përreth 24 orësh. Në rrugë telefoni, SMS, chat, e-mail dhe shërbim webi.