Bashkëshortët (grua/burrë) kanë të drejta të barabarta në Zvicër dhe, sipas ligjit, kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime. Po ashtu vlen e drejta e zgjedhjes së lirë të partnerit respektivisht të partneres. Familjet ose persona të tjerë sipas kësaj nuk kanë të drejtë, të detyrojnë gratë ose burrat të martohen kundër dëshirës së tyre. Kush ndihet i detyruar për një martesë, mund të drejtohet tek një vend i specializuar i kualifikuar dhe për këshillim.
Organizata Zwangsheirat.ch (martesa me detyrim.ch) ofron këshillim, shoqërim dhe mbështetje falas për gra, burra dhe të rinj të prekur ose të kërcënuar nga martesa me detyrim. Bisedat dhe të dhënat trajtohen me fshehtësi të madhe. Numri i linjës ndihmëse është 0800 800 007.