Dhuna në familje

Dhuna në familje

Dhuna në familje

Dhunë në martesë dhe në partneritet si dhe kundër fëmijëve nuk pranohet në Zvicër. Kush përdor dhunë, bëhet i dënueshëm. Kush është i prekur nga dhuna në familje, mund të drejtohet në një vend këshillimi. Në një situatë rreziku akut ju mund të kërkoni direkt policinë për mbrojtje dhe ndihmë (Telefon 117). .

 

Fëmijë dhe të rinj

Fëmijë dhe të rinj të prekur nga dhuna mund të drejtohen në vendet e mëposhtme:

  • Vendi i këshillimeve- ndihmë për viktimat Graubünden
    Klostergasse 5
    7000 Chur
    Telefon 081 257 31 50
    opferhilfe@soa.gr.ch
  •  

  • Telefoni emergjent për fëmijë dhe të rinj 147 (falas)
    www.147.ch

 

Shtëpia e grave Graubünden

Frauenhaus Graubünden (Shtëpia e grave Graubünden) iu ofron grave, fëmijëve të tyre dhe të rejave pranim dhe mbrojtje, përkujdesje dhe këshillim. Shtëpia e grave është e hapur për viktima femra të çdo kombësie dhe 24 orë e arritshme. Telefon 081 252 38 02. Ka po ashtu edhe një këshillim në internet.

Kontakt

  • Opferhilfe-Beratungsstelle des Kantons Graubünden

    Vendi i këshillimeve- ndihmë për viktimat GraubündenKlostergasse 57000 Chur081 257 31 50www.soa.gr.ch

Vendi i këshillimit për persona që ushtrojnë dhunë Graubünden

Burra, gra dhe të rinj, të cilët janë të dhunshëm ose kërcënojnë me dhunë, mund të drejtohen në vendet e këshillimit për persona që ushtrojnë dhunë. Oferta e këshillimit përfshin këshillimin në telefon, ndërhyrjen në rast krize dhe këshillimin e veçantë. Persona të specializuar hartojnë me kërkuesit e këshillave forma pa dhunë të zgjidhjes së konflikteve.

Kontakt

  • Beratungsstelle für Gewalt ausübende Personen

    Vendi i këshillimit për persona që ushtrojnë dhunë GraubündenGrabenstrasse 157000 Chur079 544 38 63www.gewaltberatungsstelle.gr.ch