Nënshtetas të EU/EFTA, si rregull, pavarësisht nga lloji i lejes së qëndrimit, mund të tërheqin familjet e tyre. Si pjesëtarë të familjes vlejnë prindërit dhe fëmijët. Persona nga shtete të treta, të cilët janë në zotërim të një leje qëndrimi, nën marrjen parasysh të kushteve
paraprake ligjore, mund të dorëzojnë një kërkesë për bashkim familjar (me bashkëshorten/in respektivisht me bashkëshorten/in dhe fëmijët) tek Zyra për Migracionin dhe të Drejtën Civile (Amt für Migration und Zivilrecht). Kërkesa për tërheqjen e familjes duhet
të dorëzohet brenda 5 vjetësh dhe për fëmijët mbi 12 vjet brenda një viti.
Tek Amt für Migration und Zivilrecht Graubünden (Seksioni për migracion dhe të drejtën civile Graubünden) ose në faqen e tij të internetit ka fletëshpjegime për temën e bashkimit familjar me informacionet më të rëndësishme. Këto janë të disponueshme në gjuhën gjermane dhe italiane