Të drejtat dhe detyrimet e prindërve

Të drejtat dhe detyrimet e prindërve

Të drejtat dhe detyrimet e prindërve

Çdo fëmijë, i cili lind në Zvicër, duhet t'i njoftohet gjendjes civile të vendlindjes. Lindet fëmija në një spital, atëherë e njofton lindjen, si rregull, udhëheqja e spitalit. Nuk kryhet lindja në spital, atëherë duhet ta njoftojë nëna ose babai ligjor (kjo do të thotë burri i martuar me nënën respektivisht burri, i cili e ka njohur ose do ta njohë fëmijën) ose një person i autorizuar nga prindërit lindjen e fëmijës brenda tre ditësh. Informohuni ju për këtë tek zyra përgjegjëse e gjendjes civile, cilat dokumente janë të nevojshme për njoftimin e fëmijës.

 

Njohja e fëmijës nëpërmjet babait

Në rast të çifteve të martuar regjistrohet automatikisht në zyrën e gjendjes civile bashkëshorti si babai i fëmijës. Nëse bashkëshorti ka dyshim se ai është babai, ai mund ta kundërshtojë atësinë me gjyq.

 

Është nëna në momentin e lindjes e pamartuar, atëherë duhet ta njohë babai biologjik shprehimisht fëmijën. Këtë ai mund ta bëjë para ose pas lindjes tek zyra përgjegjëse e gjendjes civile. Nuk pranon babai ta njohë fëmijën e tij, mund të kërkojë nëna njohjen nga gjyqi.

 

Nëse ju keni pyetje për njohjen, kombësinë dhe mbiemrin e fëmijës, ju mund t'i drejtoheni zyrës së gjendjes civile.