Në komunë ka oferta të shumta dhe shoqata për gra, burra, fëmijë, të rinj dhe për njerëz të moshuar.
Shoqatat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme dhe nxitin kontaktin me njerëzit që banojnë këtu. Kështu ka shoqata futbolli, klube shahu, shoqata muzikore, shoqata kulturore, shoqata politike, shoqata grash dhe shumë më tepër.
Të marrësh pjesë aktivisht në një shoqatë, do të thotë para së gjithash kënaqësi dhe të mbledhurit tog. Ti ke ndjenjën e mirë, të bësh diçka kuptimplotë. Jo vetëm zviceranet dhe zviceranët angazhohen në shoqata, por gjithmonë e më tepër edhe migrante dhe migrantë. Ata mund të përmirësojnë atje njohuritë e gjuhës lokale dhe të njohin njerëz, të cilët kanë të njëjtat interesa. Me kalimin e kohës ti zgjeron kështu rrjetin vetjak të marrëdhënieve dhe je i ankoruar më mirë në komunë ose në lagje.
Shoqatat iu qëndrojnë hapur të gjithë personave të interesuar. Informoheni tek komuna e banimit për ofertat e ndryshme dhe për të dhënat e kontakteve. Komuna të shumta, përveç kësaj, shpallin në internet një listë shoqatash.
Në kanton ka po ashtu një numër të madh shoqatash të migranteve dhe migrantëve. Informacione ju merrni në komunën tuaj ose në faqen e internetit www.integration.gr.ch nën Kurse/Angebote.