Për t'u integruar mirë në Zvicër dhe për t'u ndihur mirë, është e rëndësishme të marrësh pjesë në jetën shoqërore dhe kulturore. Në pjesën më të madhe të komunave ka aktivitete të shumta kulturore, nga ekspozitat dhe referatet, nëpërmjet shfaqjeve teatrale deri në koncertet. Më e mira është të informoheni tek kolegët tuaj të punës, të njohurit, farefisi, shokët dhe tek fqinjët për ofertat.
Zvicra konsiderohet po ashtu si vendi i shoqatave. Shumë njerëz angazhohen në një shoqatë, për të ushtruar së bashku një hobi. Shoqata ka në të gjitha fushat e mundshme: muzikë, sport, kulturë, natyrë dhe shumë të tjera. Në shumicën e rasteve secili paguan një kontribut vjetor, për t'u bërë anëtar dhe për të mundur të shfrytëzojë ofertat.
Të vizituarit e aktiviteteve kulturore ose marrja pjesë në një shoqatë, janë mundësi të mira, të njihen njerëz dhe njëkohësisht të mësohet diçka mbi shoqërinë zvicerane dhe mbi vendin. Ju mund të përmirësoni kështu edhe njohuritë e gjuhës lokale, të zgjeroni rrjetin tuaj të marrëdhënieve dhe të jeni të ankoruar më mirë në komunë.