Rreth një çerek e popullsisë banuese në Zvicër merr pjesë në shërbime pune vullnetare të institucionalizuar. Ata kryejnë pra veprimtari në shërbim të shoqërisë dhe nuk kërkojnë për këtë asnjë pagesë. Kjo quhet punë e vullnetarëve.
Shërbimet e punës organizohen nga shoqatat, korporatat bamirëse, politike ose publike. Puna e vullnetarëve gjendet në fushën e kulturës, mjedisit, sportit, politikës, në ndihmën në fqinjët, në fushat shoqërore, kishtare dhe në shumë të tjera të shoqërisë sonë.