Leja e qëndrimit për nënshtetas të Bashkimit Evropian (EU)/Asociacionit Evropian të Tregut të Lirë (EFTA) mund të parashtrohet si para ashtu edhe pas hyrjes. Lejë qëndrimi për nënshtetas të zënë me punë të vendeve të treta (nënshtetas të shteteve, të cilët nuk janë anëtarë të EU/EFTA) jepen vetëm në raste përjashtuese. Kjo do të thotë, nëse bëhet fjalë për forca të kualifikuara pune ose nëse shkaqe të veçanta e justifikojnë përjashtimin.
Nënshtetas të EU/EFTA, si rregull, pavarësisht nga lloji i lejes së qëndrimit, mund të tërheqin familjet e tyre. Si pjesëtarë të familjes vlejnë prindërit dhe fëmijët. Persona nga shtete të treta, të cilët janë në zotërim të një leje qëndrimi, nën marrjen parasysh të kushteve paraprake ligjore, mund të dorëzojnë një kërkesë për bashkim familjar (me bashkëshorten/in respektivisht me bashkëshorten/in dhe fëmijët) tek Zyra për Migracionin dhe të Drejtën Civile (Amt für Migration und Zivilrecht). Kërkesa për tërheqjen e familjes duhet të dorëzohet brenda 5 vjetësh dhe për fëmijët mbi 12 vjet brenda një viti.
Në Zyrën për Migracionin dhe të Drejtën Civile në Graubünden (Amt für Migration und Zivilrecht Graubünden) ose në faqen e saj të internetit ka fletëshpjegime në gjermanisht dhe italisht me informacionet më të rëndësishme për miratimin e qëndrimit dhe tërheqjen e familjes.