Më i rëndësishmi është interesimi juaj për shkollën dhe për atë që mëson fëmija juaj. Prandaj pyeteni vajzën tuaj ose djalin tuaj sa më shpesh që të jetë e mundur: «Si kaloi sot kopshti / shkolla?» Ose: «Çfarë bëtë ju?» Merrni kohë për të dëgjuar me vëmendje. Gëzohuni me fëmijën tuaj, nëse ai ia ka arritur mirë të bëjë diçka dhe i jepni atij guxim, nëse diçka është ende e vështirë.
Kujdesuni për këtë, që fëmija juaj pas shkollës të bëjë rregullisht dhe pa u shqetësuar detyrat e shtëpisë (pa televizor dhe radio).
Shihni që fëmija juaj të shkojë në kohë në krevat dhe të jetë i çlodhur në mëngjes. Kujdesuni ju për këtë, që fëmija juaj të hajë diçka në mëngjes dhe të marrë me vete një vakt të shëndoshë të ndërmjetëm në shkollë. Fëmijë, të cilët shohin shumë televizor ose bëjnë lojëra kompjuteri, mund të kenë probleme përqendrimi. Vendosni për të mirën e fëmijës suaj, kufij për këtë.
Bota e shkollës dhe bota e familjes mund të jenë shumë të ndryshme. Atëherë është nganjëherë e vështirë për fëmijët, të pajtojnë rregullat dhe vlerat e të dy botëve Prandaj është e rëndësishme, që prindërit, personat mësimdhënës dhe personat e përkujdesjes të qëndrojnë në kontakt dhe të bashkëpunojnë. Nëse bashkëpunimi ndërmjet të rriturve funksionon mirë, atëherë fëmija mund të përqendrohet lehtë për shkollën dhe të mësuarit.