Mbështetja e fëmijëve të shkollave

Shërbimi psikologjik shkollor Graubünden

Çfarë bën shërbimi psikologjik shkollor?

Shërbimi psikologjik shkollor këshillon personat mësimdhënës dhe prindërit, nëse një fëmijë ka vështirësi në shkollë. Disa fëmijë kanë nota të këqija dhe janë të mbingarkuar. Të tjerë janë të nënngarkuar dhe mërziten në shkollë. Nga ana tjetër, të tjerë mund të përqendrohen me vështirësi ose janë jo të qetë në mësim. Ose një fëmijë nuk shkon me dëshirë në shkollë për shkak të kolegëve të shkollës.

 

Psikologia e shkollës ose psikologu i shkollës kryen biseda me fëmijën dhe me prindërit. Ai mund të përdorë për sqarimin edhe testime. Për shkak të rezultateve psikologia e shkollës ose psikologu i shkollës propozon, si mund të ndihmohet më mirë fëmija.

 

Psikologia e shkollës mund të propozojë një terapi ose një mësim shtesë ose po ashtu kalimin e fëmijës në një tip shkolle tjetër. Nganjëherë ajo këshillon po ashtu thjeshtë personin mësimdhënës, si mund ta mbështetë ai më mirë dhe ta nxitë fëmijën.

 

Në kantonin Graubünden ka vende të ndryshme regjionale të shërbimit psikologjik të shkollës.