Është e rëndësishme që të flisni për këtë me edukatoren e kopshtit ose me personin mësimdhënës. Kështu ju mund të kërkoni një zgjidhje me njëri-tjetrin. Kjo mund të jetë përfshirja e një mjeku fëmijësh, një psikologeje ose një pedagogeje kuruese. Nëse nuk mund të bini në ujdi me edukatoren e kopshtit ose me personin mësimdhënës, bisedoni me drejtoreshën e shkollës ose me drejtorin e shkollës. Edhe një bisedë me kujdestarinë e shkollës (autoriteti lokal për shkollën) mund të ndihmojë me tej.
Nëse fëmijët kanë vështirësi të veçanta, është e rëndësishme që ju të merrni ndihmë. Për probleme të ndryshme ka mbështetje falas. Nëse fëmija ka probleme gjatë të folurit, mund të ndihmojë një person i specializuar në logopedi. Në rast problemesh gjatë leximit dhe shkrimit ndihmon një terapi legastenie. Një terapi në psikomotorikë mbështet në rast të problemeve gjatë lëvizjes dhe mësimi nxitës integrues në rast të problemeve gjatë të mësuarit.