Mbështetja e fëmijëve të shkollave

Fëmijë me gjuhë të huaj

Çilat oferta ekzistojnë për fëmijë me gjuhë të huaj?

Për fëmijë, të cilët nuk flasin gjuhën, e cila është gjuha e shkollës në vend, ka mësim nxitës special. Ky mësim nxitës është falas. Në të shumtën e rasteve fëmijët e vizitojnë këtë mësim përgjatë një ose dy vitesh.

 

Në disa komuna të pakta ka për fëmijë me gjuhë të huaj, të cilët sapo kanë ardhur në kantonin Graubünden, po ashtu një klasë integrimi. Në këtë klasë fëmijët marrin përgjatë një gjysmë viti ose gjithë vitit mësim intensiv në gjuhën e shkollës si mbështetje për integrimin shkollor.

 

Vizita e mësimit në gjuhën e vendlindjes dhe kulturën (HSK) është vullnetare, por këshillohet. Atje fëmijët zgjerojnë njohuritë e tyre të gjuhës dhe kulturës së vendit të prejardhjes. Lidhje prindërish ose ambasada i organizojnë këto kurse. Sa më mirë të dijë një fëmijë gjuhën e tij të nënës, aq më thjeshtë i vjen atij të mësuarit e gjuhës lokale.