Arsimi vendos në mënyrë vendimtare mbi mundësitë e pjesëmarrjes në jetën ekonomike dhe shoqërore. Prandaj është e rëndësishme që të rinj që kanë gjuhë amtare të huaj, të cilët e kanë kryer tanimë kohën e tyre të detyrueshme të shkollës në vendin e tyre të origjinës dhe hyjnë në Zvicër me bashkim familjar, të gjejnë një hyrje në sistemin e formimit profesional.
Me qëllim që hyrja të ketë mbarëvajtje, duhet të jenë përmbushur kushte të caktuara paraprake: Dijeni bazë shkollore, veçanërisht në degët gjermanisht dhe matematikë si dhe të kompetencave personale si teknikat e të mësuarit dhe të punuarit, aftësia e organizimit dhe strategjia e zgjidhjes së problemeve.
Oferta arsimore të orientuara posaçërisht në nevojat e të rinjve që kanë gjuhë amtare të huaj ofrojnë mbështetje në rrugën e ofertave ura ose në një mësim profesioni.