Shkolla

Shkalla sekondare I.

Fëmija im shkon në shkallën sekondare I. Si funksionon kjo?

Pas shkallës primare fëmija juaj kalon në shkallën sekondare. Mësuesja ose mësuesi bën një propozim, në cilin tip shkolle do të caktohet fëmija juaj. Gjatë kësaj merren parasysh notat e tij dhe sjellja e tij në shkollë. Me këtë kuptohet, si ka treguar fëmija në mësim interesim, zell, pavarësi në të mësuar dhe besueshmëri.

 

Nëse ju nuk jeni dakord me propozimin, informoni për këtë personin mësimdhënës. Vendimi merret nëpërmjet kujdestarisë së shkollës (autoriteti lokal për shkollën). Prindërit mund të paraqitin ankesë kundër këtij vendimi.