Nxënëset dhe nxënësit në kantonin Graubünden marrin në fund të çdo semestri një dëftesë notash e cila mund të zëvendësohet me një raport individual të të mësuarit. Raporti i të mësuarit jep informacione mbi gjendjen aktuale të kompetencës për lëndën si dhe aspekte të rëndësishme të sjelljes ndaj të mësuarit, punës dhe shoqërisë. Për nxënëset dhe nxënësit e klasës së 1-rë dhe të 2-të primare vlerësimet janë të mundshme ose nëpërmjet një dëftese me nota ose me fjalë, ose nëpërmjet të një raporti të të mësuarit.
Notat e dëftesës shkojnë nga 1 deri në 6.
Notat kanë këtë kuptimi:
1 = shumë dobët
2 = dobët
3 = pamjaftueshëm
4 = mjaftueshëm
5 = mirë
6 = shumë mirë
Në dëftesë mund të qëndrojnë edhe gjysmë nota, për shembull 4-5 ose 5-6.
Prindërit duhet ta nënshkruajnë dëftesën dhe fëmija duhet ta sjellë atë përsëri me vete në shkollë.