Shkolla

Lëndët mësimore

Për cilat lëndë mësimore jepet mësim në shkollë?

Si rregull fëmijët marrin mësim në Graubünden në lëndët e mëposhtme mësimore: Gjermanisht (në komunat romanofolëse, romanisht, në komunat italianofolëse, italisht - ka po ashtu komuna, shkollat e të cilave janë në dy gjuhë), matematikë, një gjuhë të dytë të kantonit (sipas komunës italisht, romanisht ose gjermanisht), mësim i përgjithshëm, shkrim, mësim sporti muzikë, vizatim/krijim, punë dore dhe zejtari, anglisht dhe mësim feje. Shumë persona mësimdhënës kryejnë rregullisht biseda me gjithë klasën (këshilli i klasës).

 

Për informacione të mëtejshme ju pyesni në sekretariatin e shkollës së komunës suaj.