Shkolla

Kopshti i fëmijëve

Funksionon kopshti i fëmijëve sikurse shkolla?

Kopshti i fëmijëve është shkalla paraprake për shkollën. Fëmijët luajnë shumë, ata vizatojnë, këndojnë, kërcejnë dhe sajojnë dhe marrin leksione të shkurtra nga personat mësimdhënës të kopshtit të fëmijëve. Nganjëherë fëmijët luajnë vetëm ose me fëmijë të tjerë, nganjëherë ata luajnë sipas udhëzimit të personit mësimdhënës të kopshtit të fëmijëve.

 

Nëpërmjet lojës dhe leksioneve fëmijët mësojnë aftësi të rëndësishme, të cilat ata mund t'i përdorin mirë në shkollë dhe në jetën e mëvonshme: të dëgjojnë me vëmendje, të shprehen, të qëndrojnë më gjatë në një punë ose në një lojë, të përqendrohen, të planifikojnë dhe të marrin vendime në mënyrë të pavarur. Ata mësojnë po ashtu, të orientohen me fëmijë të tjerë dhe me të rriturit dhe të respektojnë rregullat e përbashkëta. Me këto aftësi fëmijët kanë shanse të mira të jenë të suksesshëm në shkollë.