Shkolla

Përgjegjësia e prindërve

Përgjegjësia e prindërve

Prindërit janë përgjegjës për edukimin dhe formimin e plotë të fëmijëve të tyre. Ata janë të detyruar, t’i futin fëmijët në shkollë dhe të kujdesen për këtë, që ata të zbatojnë vajtjen në shkollë, planin e orëve dhe rregullin e shkollës. Po ashtu ata duhet të sigurojnë, që fëmijët të kryejnë detyrat e shtëpisë dhe që atyre t’iu qëndrojnë në dispozicion kushtet e përgjithshme të nevojshme për to. Bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe prindërve ka në Zvicër një domethënie qendrore. Prindërit ftohen nga shkolla rregullisht për biseda me prindërit dhe mbrëmje me prindërit. Një pjesëmarrje është për prindër dhe fëmijë e rëndësishme, për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme për probleme në shkollë ose për zgjedhjen e pritur të profesionit