Kultura të ndryshme

Kultura të ndryshme

Si e gjen një fëmijë rrugën e tij ndërmjet kulturave të ndryshme?

Megjithëse edukimi në shumë fusha ngjan, pavarësisht se ku rritet një fëmijë, edukimi varet po ashtu nga kushtet sociale, vlerat kulturore ose fetare. Fëmijët e migranteve dhe migrantëve duhet të orientohen në të njëjtën kohë në dy bota jetese: në botën e prindërve dhe në Zvicër. Gjuha, parafytyrimet e vlerave dhe rregullat e bashkëjetesës ndryshojnë. Kjo mund të çojë në konflikte: Cila botë e jetës vlen tani në të vërtetë për mua? Fëmijët janë të lëkundur sa andej këtej. Por ata duhet të mësojnë, të orientohen në të dy botët. Kjo është një arritje e madhe.

 

Prindër dhe shkolla mund të ndihmojnë për shembull këtu. Ato duhet t'i mbështetin fëmijët për këtë, të arrijnë një baraspeshë ndërmjet vlerave të Zvicrës dhe vlerave familjare. Kjo do të thotë për prindërit, që ata të pranojnë veçantitë e Zvicrës. Por kjo do të thotë po ashtu, për shembull për shkollën, që ajo të mësojë, të pranojë botën e jetës së prindërve të imigruar.