Fëmijë të vegjël

Fëmija dhe puna

Kush përkujdeset për fëmijën tim, nëse unë shkoj në punë?

Bebet dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë për përkujdesje. Me qëllim që ata të mund të zhvillohen mirë, ata duan po ashtu të stimulohen dhe nxiten shumëllojshmërish. Jo gjithmonë mund ta marrë përsipër dikush nga familja këtë detyrë të rëndësishme.

 

Për fëmijë deri në moshën prej rreth katër vjetësh ka në shumë komuna çerdhe fëmijësh ose kopshte ditore për fëmijë të vegjël. Atje të vegjlit janë nën kujdes dhe nxiten gjatë ditës nga njerëz të kualifikuar. Si rregull prindërit mund të zgjedhin, nëse ata duan ta çojnë fëmijën e tyre vetëm në ditë të veçanta ose vetëm gjysmë dite në çerdhen e fëmijëve.

 

Po ashtu është e mundur, të lihet të kujdeset fëmija nga një nënë ditore ose një familje ditore. Nëna ditore janë gra, të cilat përkujdesen për fëmijën tuaj gjithë ditën, gjysmë dite ose me orë. Informacione të mëtejshëm për këtë ju merrni tek Vendi i specializuar për përkujdesje familjare shtesë për fëmijë famur.

 

Kontakt

Kontakt

  • Fachstelle für familienergänzende Kinderbetreuung famur – für Familien in Graubünden

    Vendi i specializuar për përkujdesje familjare shtesë për fëmijë famurReichsgasse 257000 Chur081 300 11 40www.famur.ch