Fëmijë të vegjël

Zhvillimi

Për çfarë kanë nevojë fëmijët e vegjël, me qëllim që ata të zhvillohen mirë?

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për përkujdesje, shërbim, ushqim të shëndetshëm, lëvizje, kontakt me fëmijë të tjerë, gjumë të mjaftueshëm, ndjenjë sigurie dhe dashuri. Por ata kanë po ashtu nevojë për stimulim dhe nxitje si parapërgatitje për shkollën dhe jetën e mëvonshme.

 

Gjeni kohë rregullisht për fëmijën tuaj. I tregoni një histori atij, këndoni me të një këngë dhe shihni me të libra me figura. Edhe gjatë shëtitjeve mund të ketë shumë gjëra të reja për t'u zbuluar dhe për t'u mësuar. Shkoni po ashtu shpesh me fëmijën tuaj në vendin e lojërave, me qëllim që ai të luajë dhe të bëjë potere përreth me fëmijë të tjerë. Gjatë bisedimit dhe lojës fëmijët mësojnë tepër shumë gjëra, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe për suksesin e mëvonshëm në shkollë: të dëgjojnë me vëmendje, të shprehen, të vëzhgojnë, të orientohen, të përqendrohen.

 

Fëmija juaj, duke zbuluar botën, duke luajtur me fëmijë të tjerë, duke kënduar, dëgjuar histori, përjetuar natyrën dhe lëvizur, përfiton përvoja të rëndësishme, të cilat janë me rëndësi më vonë, në kopshtin e fëmijëve dhe në shkollë.

 

Në Graubünden ka po ashtu oferta speciale nxitjeje si noti i bebeve, grupe për fëmijë të vegjël, gjimnastikë për nënë-fëmijë/gjimnastikë për babë-fëmijë ose grupe lojërash.

 

Informohuni ju tek prindërit e tjerë ose në komunën tuaj të banimit mbi ofertat në regjion.

 

65 filma të shkurtër në 13 gjuhë

Prindërit mund t'i nxitin fëmijët e tyre në shumë situata të jetës së përditshme, në të cilat përjetimi, zbulimi, loja dhe mësimi shkrihen: gjatë bashkëndihmës në ofiçinë, gjatë të qëruarit të karotave në kuzhinë ose gjatë lojës në pellgjet e shiut.

 

Në 65 filma të shkurtër, të cilët mund të shihen në 13 gjuhë, tregohen shumë ide dhe stimulime.