Koha e lirë

Të luajturit me të tjerë

Ku mund të luajë fëmija im i vogël me fëmijë të tjerë?

Vendet e lojërave në parqet publike janë të arritshëm për të gjithë fëmijët dhe prindërit. Fëmijët preferojnë të luajnë në rërë dhe të hidhen sa andej-këtej në rrëshqitëse ose në shilarës. Prandaj shoqëroheni fëmijën tuaj sa më shpesh që të jetë e mundur në vendin tjetër të lojërave. Ju nxisni me këtë zhvillimin e tij të shëndetshëm.

 

Për fëmijë nga rreth dy vjet ka edhe grupe lojërash. Gjatë orëve të caktuara në javë ata do të kihen në kujdes dhe do të nxiten nga persona të kualifikuar. Në një grup të tillë fëmija juaj ka mundësinë të jetë së bashku me bashkëmoshatarë dhe të parapërgatitet njëkohësisht për kopshtin e fëmijëve dhe shkollën. Informacione për ofertat e grupeve të lojërave në regjionin tuaj gjeni në komunën tuaj të banimit.