Koha e lirë

Puna me të rinjtë

Puna me të rinjtë

Puna me të rinjtë nxit fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e rinj në rrugën e pavarësisë. Në kantonin Graubünden ekzistojnë në 50 % të komunave oferta profesionale në punën me të rinjtë, në pjesën më të madhe të komunave janë të pranishme ambiente për të rinjtë, të cilat janë të hapura të mërkurave pasdite, të premteve ose të shtunave në mbrëmje. Puna me të rinjtë është falas dhe e hapur për të gjithë.

 

Puna me të rinjtë angazhohet që fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e rinj të jenë të integruar në komunitet nga ana sociale, kulturore dhe politike, të ndihen mirë dhe të mund të zhvillohen si persona, të cilët marrin përgjegjësi për veten e tyre dhe për komunitetin dhe të ndikojnë në proceset e shoqërisë. Kjo mund të bëhet me projekte, aktivitete me një ambient për të rinjtë ose edhe me ofertat pjesëmarrëse për fëmijë dhe të rinj.

 

Informohuni në komunën tuaj të banimit mbi ofertat e punës me të rinjtë.