Koha e lirë

Oferta për kalimin e kohës së lirë

Oferta për kalimin e kohës së lirë

Kohë e lirë, lojëra, lëvizje dhe çlodhje janë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Në shumë komuna ka një ofertë të shumëllojshme për kohën e lirë. Këtu bëjnë pjesë shoqatat e sportit, takimet e fëmijëve dhe të rinjve, shkollat e këngës, muzikës dhe kërcimit, koret, grupet e teatrit të fëmijëve dhe të rinjve, atelietë e pikturave ose grupet e përjetimit në natyrë. Informacione për ofertat e kohës së lirë në regjionin tuaj gjeni në komunën tuaj të banimit.