Edukimi

Mbrojtje ndaj drogave dhe problemeve të varësisë

Si e mbroj unë fëmijën tim ndaj problemeve të varësisë?

Të gjithë të rinjtë, më herët ose më vonë, mund të bien në një situatë, në të cilën atyre do t'iu ofrohet alkool ose drogë. Atje është e rëndësishme, që ata të distancohen dhe të thonë jo. Mbrojtja më e mirë qëndron në këtë, që fëmija juaj të zhvillojë guxim, vetëbesim dhe vetëpërgjegjësi.

 

Të flitet me fëmijë të vegjël mbi rrezikun nga droga, nuk ka vlerë. Por nëse fëmijët rriten, ia vlen të flasësh me ata mbi probleme të varësisë dhe të dëmshmërisë nga duhani, alkooli dhe droga. Informacione objektive ndihmojnë më tepër se kërcënime ose predikime.