Edukimi

Çështjet e edukimit

Ku mund të informohem unë mbi çështjet e edukimit?

Shpjegime të thjeshta me shumë këshilla ofrojnë "Letrat për prindërit të [organizatës] Pro Juventute" Që nga lindja, deri në vitin e gjashtë të jetës, ju merrni rregullisht informacione, të cilat i referohen moshës dhe zhvillimit aktual të fëmijës suaj. Shumë komuna mbështetin këtë ofertë dhe iu dërgojnë prindërve letrat për prindërit. Por ato mund të abonohen edhe direkt tek "Pro Juventute".

 

Për prindër me gjuhë të huaj "Pro Juventute" ka botuar broshurën "Fëmija ynë" (Unser Kind) në gjuhë të ndryshme. Edhe kjo broshurë përfshin hapësirën kohore nga lindja deri në vitin e gjashtë të jetës, përkatësisht një broshurë në vit.

 

Ka aktivitete të ndryshme dhe kurse për temat e edukimit, për shembull për çifte, të cilët sapo u bënë prindër, prindër që rritin fëmijët vetë, prindër me gjuhë të huaj ose prindër me të rinj. Formimi i prindërve i forcon dhe nxit prindërit në dijenitë e tyre për edukimin dhe në lidhjet e tyre me fëmijët.

 

Ndoshta jeni ju me fëmijën tuaj vetë në shtëpi dhe keni pyetje konkrete. Ose ju keni vetëm pak kohë të lirë. Atëherë, një këshillim direkt në telefon, pjesërisht edhe në gjuhën tuaj, mund të jetë me plot vlerë. Ka edhe forume online për prindër në internet. Atje ju gjeni një përgjigje të formuluar për shumë pyetje. Revista familjare kanë përveç kësaj në internet pjesë shërbimi të ndërtuara pjesërisht mirë me informacione të rëndësishme.