Edukimi

Mediet digjitale

Si e mbroj unë fëmijën tim në botën digjitale?

Fëmijë dhe të rinj rriten në një botë të shumëllojshme digjitale. Ata shohin në kohën e lirë televizor, luajnë lojëra kompjuteri, informohen dhe lidhen në rrjet në internet dhe komunikojnë nëpërmjet celularit me shokët e tyre. Mediet e reja janë normalitet në shkollën dhe jetën e përditshme të fëmijës suaj. Ato i ofrojnë fëmijëve dhe të rinjve shumë shanse zhvillimi dhe mësimi, por po ashtu përmbajnë rreziqe. Televizori dhe interneti mund të shkaktojnë vartësi, fëmijë dhe të rinj mund të ngacmohen, mund të bëhet një keqtrajtim i të dhënave personale dhe fotografive ose mund të ndodhin sulme seksuale.

 

Si në botën fizike, ashtu edhe në botën digjitale fëmijët kanë nevojë për shoqërimin e të rriturve. Prandaj është e rëndësishme, që ju në vitet e para, së bashku me fëmijën tuaj, të zbuloni mundësitë sipas moshës të medieve digjitale dhe të flisni me të mbi përvojat e bëra. Caktoni ju së bashku me fëmijën tuaj sa kohë lejohet të kalojë ai me këto dhe vendosni kufij të qartë. Nëpërmjet kësaj ju e udhëhiqni fëmijën tuaj në një konsumim të sigurt të medieve, ai mëson të provojë vetë në mënyrë kritike përmbajtje, dallon rreziqe të mundshme dhe di, si të mund të mbrohet.