Nëse fëmija është i sëmurë, ju duhet të informoni patjetër për këtë personin mësimdhënës në kopsht ose mësuesen / mësuesin. Prandaj merrni në telefon para fillimit të shkollës në kopsht ose në shkollë. Disa persona mësimdhënës ose të kopshtit japin për raste emergjente edhe numrat e tyre privatë.
Nëse fëmija juaj është i sëmurë, ju keni të drejtë të qëndroni në shtëpi dhe të mos shkoni në punë. Informohuni tek punëdhënësi juaj, sa ditë në vit mund të mungoni ju për shkak të sëmundjes së një fëmije.