Në disa komuna ka streha ditore ose kopshte ditore fëmijësh. Fëmijët mbahen atje në kujdes jashtë kopshtit të fëmijëve dhe shkollës. Fëmija mund të hajë atje edhe drekë. Disa shkolla ofrojnë vetë një përkujdesje për drekën. Por ky nuk është rregull.
Në shumë komuna ka gjatë mesditës edhe një drekë, ku fëmijët mund të hanë. Informohuni në kopsht ose në shkollë për ofertat e përkujdesjes së komunës.
Kostot për përkujdesje janë në varësi të të ardhurave të prindërve dhe duhet të paguhen nga prindërit.