Zgjedhje e profesionit

Refuzim për vend mësimi profesioni

Si mund ta motivoj unë fëmijën tim, nëse ai merr refuzim?

Koha e kërkimit të vendit të mësimit të profesionit është për më të shumtit e të rinjve shumë me pretendime. Në shumë profesione ka më pak vende mësimi profesioni se sa të rinj, të cilët aplikojnë për këtë. Kështu ata marrin në mënyrë të përsëritur refuzime.

 

Në këtë kohë është veçanërisht e rëndësishme që prindërit të flasin hapur me fëmijën e tyre mbi shpresat dhe zhgënjimet e tij. Ndihmojeni fëmijën tuaj duke i forcuar qëndrimin dhe duke i falur besim. I jepni atij guxim, të bëjë kërkesë përherë dhe, me gjithë refuzimet, të mos dorëzohet. Forconi vetëbesimin e fëmijës suaj.

 

Ju mund ta ndihmoni po ashtu fëmijën tuaj duke krijuar me ta alternativa për profesionin e dëshiruar. Kjo është e këshillueshme veçanërisht atëherë, nëse pothuajse nuk ka vende të lira mësimi profesioni në profesionin e dëshiruar ose notat e shkollës nuk mjaftojnë për profesionin që dëshirohet. Ka shumë profesione, të cilat nuk janë të njohura nga të rinjtë. Motivojeni fëmijën tuaj, të gjejë së bashku me këshilltaret ose me këshilltarët për profesionin një zgjidhje të përshtatshme me shanse të mira. Rruga për në këshillimin për profesionin ia vlen në çdo rast.