Këshillime

Këshillime

Ku marrim fëmija im dhe unë ndihmë në rast problemesh?

Në Zvicër ekziston një gamë e madhe prej ofertash, e cila iu ofron prindërve, familjeve dhe fëmijëve mbështetje. Këshillimet janë shpesh herë falas.

 

Këshillimi i prindërve

Prindërit e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël mund t'i drejtohen këshillimit për prindërit. Ju merrni atje mbështetje në rast të pyetjeve në lidhje me ushqimin, shërbimin, përkujdesen dhe edukimin. Edhe nëse fëmija juaj bërtet shpesh ose nuk është i qetë, ju merrni ndihmë. Për këtë mund të shkoni në një qendër këshillimi. Këshilltaret ju vizitojnë juve, nëse keni dëshirë, edhe në shtëpi ose ju japin informacione në telefon ose në linjë (online). Informacione për ofertat e këshillimit në regjionin tuaj i merrni në komunën tuaj të banimit.

 

Shërbimi psikologjik shkollor Graubünden

Oferta e këshillimit ju përshtatet fëmijëve në kopshtet dhe në shkollat popullore, nëse gjatë të mësuarit shkollor, në zhvillim, në sjellje ose në gjendjen emocionale shfaqen probleme. Shërbimi për qytetarët ju ofrohet prindërve dhe të rinjve, personave mësimdhënës si dhe personave të tjerë të specializuar pedagogjikë në kuptim të ndihmës për vetëndihmë.

 

Në kantonin Graubünden ka qendra regjionale në Chur, Davos/Platz, Domat/Ems, Ilanz, Landquart, Poschiavo St. Moritz, Scuol, Roveredo dheThusis. Informacione të mëtejshme dhe adresat përkatëse ju i gjeni në faqen e internetit të Amts für Volksschule und Sport (Zyra për shkollën popullore dhe sportin).

 

Psikiatri për fëmijë dhe të rinj Graubünden

Shërbimet e psikiatrisë për fëmijë dhe të rinj ofrojnë këshillime dhe terapi me shumë vlerë në rast të problemeve psikike dhe fizike. Vendi qendror ndodhet në Chur. Qendra të tjera regjionale ka në Davos, Ilanz, Samedan, Roveredo und Poschiavo.

 

Në faqen e internetit ju gjeni informacione për ofertat si dhe për adresat e kontaktit të vendeve qendrore dhe regjionale.

 

Ndihmë për fëmijë dhe të rinj në vështirësi

Numri i emergjencës 147 i “Pro Juventute” ndihmon fëmijët dhe të rinjtë në rast të pyetjeve, problemeve dhe në situatë emergjente që t’i kapërcejnë ato. Përreth 24 orësh. Në rrugë telefoni, SMS, chat, e-mail dhe shërbim webi.