Shëndeti seksual karakterizon një gjendje të mirëqenies fizike, emocionale, mendore dhe sociale në lidhje me seksualitetin. Kusht paraprak për këtë është një hyrje plot respekt në seksualitet dhe në marrëdhënie seksuale. E rëndësishme është edhe mundësia, të bëhet përvojë seksuale me plot kënaqësi dhe pa rreziqe, kjo do të thotë e lirë nga detyrimi, diskriminimi dhe dhuna.
Në Zvicër vlen për të gjitha veprimet seksuale vullnetarizmi. Askush nuk lejohet të detyrohet për këtë. Po ashtu çdo njeri ka të drejtën e paprekshmërisë fizike. Gjymtimi ose prerja e organeve seksuale të vajzave dhe grave është e ndaluar, pavarësisht nëse ushtrohet në Zvicër ose jashtë shtetit.
Përgjigje ndaj pyetjeve për të drejtat seksuale, parandalimin e shtatzënisë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzëninë dhe lindjen, ndërprerjen e shtatzënisë si dhe seksualitetin dhe partneritetin gjeni në portalet e informacionit në internet ose tek një vend këshillimi.