Çdo person që banon në Zvicër duhet të sigurohet detyrimisht tek një arkë e sigurimit shëndetësor. Me arkën e sigurimit shëndetësor ju jeni të siguruar për kostot në rast sëmundjeje, në rast të barrë-lindjes ose në rast të një aksidenti. Kjo do të thotë, ju duhet të paguani vetëm një pjesë të vogël të kostove për vizitat tek mjeku, qëndrimet në spital ose për medikamente të caktuara. Të tjerat i paguan arka shëndetësore.
I detyrueshëm është i ashtuquajturi sigurim bazë. Arkat e sigurimit shëndetësor duhet të pranojnë në sigurimin bazë çdo person, pavarësisht nga mosha dhe gjendja shëndetësore. Të siguruarit janë të lirë të mund të zgjedhin arkën e tyre të sigurimit shëndetësor. Të gjithë janë të siguruar në sigurimin bazë për të njëjtat shërbime. Këtu bëjnë pjesë për shembull trajtimi në klinikat mjekësore dhe spitalet, medikamente të urdhëruara nga mjeku dhe analiza laboratorike, terapi psikike dhe fizike, analiza kontrolli gjatë shtatzënisë, vaksinat, kontrolle shëndetësore për fëmijë si dhe kosto të pjesshme gjatë transporteve në raste emergjente. Nëpërmjet sigurimit bazë nuk janë të siguruara trajtimet e zakonshme të dhëmbëve.
Ju mund të lidhni vullnetarisht një sigurim shtesë dhe duhet të paguani për këtë më tepër prim. Me këtë do të paguhen shërbime shtesë si për shembull trajtimi i dhëmbëve ose komforti i një dhome dyshe ose njëshe në spital. Nëpërmjet sigurimit bazë pa sigurimin shtesë (= i siguruar përgjithësisht) janë të mbuluara vetëm kostot për një dhomë me katër shtretër në stacionin e përgjithshëm.
Sigurimi ndaj aksidenteve është i përfshirë në arkën e sigurimit shëndetësor. Por të punësuarit janë tanimë të siguruar kundër aksidenteve nëpërmjet punëdhënësit. Nëse kjo është kështu tek ju, mund t'i bëni thirrje arkës së sigurimit shëndetësor, ta nxjerrë sigurimin ndaj aksidenteve nga sigurimi. Kështu ulet primi.
Informacione të mëtejshme për sigurimin shëndetësor ju gjeni nën rubrikën „Siguria sociale“.