Të qenit i sëmurë

Kur duhet të shkoj unë në spital?

Kur duhet të shkoj unë në spital?

Në spital (ose shtëpinë për të sëmurët) udhëzohet secili në shumicën e rasteve nga mjeku trajtues ose nga mjekja trajtuese. Shkaqe për këtë mund të jenë kontrolle, një operacion ose një terapi. Gjatë hyrjes ju duhet të tregoni kartën e arkës së sigurimit shëndetësor. Më së voni pak ditë pas hyrjes ju merrni në spital me postë të gjitha informacionet: për shembull, çfarë duhet të sillni ju me vete dhe si mund të parapërgatiteni ju.

 

Sigurimi bazë i arkës së sigurimit shëndetësor paguan për një trajtim në spital në stacionin e përgjithshëm. Arka e sigurimit shëndetësor ofron sigurime të shtrenjta shtesë për një trajtim privat ose gjysmëprivat në spital. Me një sigurim shtesë gjysmëprivat ju keni të drejtën e një dhome me dy shtretër. Me një sigurim shtesë privat ju keni të drejtën e një dhome me një shtrat.

 

Ka lloje të ndryshme spitalesh. In Graubünden ka disa spitale publike. Atje ju transferon një mjek në radhë të parë, nëse ju nuk keni nevojë për një klinikë speciale.