Të qenit i sëmurë

Probleme psikike

Çfarë mund të bëj unë, nëse unë kam probleme psikike?

Në jetë ka në mënyrë të përsëritur situata të vështira në familje, në rrethin personal ose në vendin e punës. Sëmundje psikike si për shembull depresione janë shumë të shpeshta. Një në çdo tre persona vuan një herë në jetë nën këtë. Të prekur vuajnë për shembull në mënyrë të përsëritur nga frika ose përjetojnë gjatë një kohe të gjatë një trishtim paralizues. Shpesh është e pamundur, të përballohen këto situata pa ndihmë profesionale.

 

Sëmundje psikike janë sëmundje të vërteta. Ato duhet të trajtohen. Psikologë dhe psikiatër (mjekë dhe mjeke me specializim për shpirtin njerëzor = psikikë) mund t'ju shoqërojnë dhe t'ju mbështetin juve në këto faza të jetës. Psikologet dhe psikologët kërkojnë së bashku me pacientët në biseda ose në një terapi rrugë të reja. Kështu mund të përmirësohet situata.

 

Nëse ju keni nevojë për ndihmë, ju mund të flisni së pari po ashtu me mjekun tuaj të familjes. Ai mund t'ju ndërmjetësojë një person të kualifikuar. Sigurimi bazë i arkës së sigurimit shëndetësor paguan një trajtim vetëm nëse ai kryhet nga një mjek (psikiatër).

 

Të gjithë këshilltarët dhe specialistët psikologë janë të lidhur me detyrimin për të ruajtur fshehtësinë dhe nuk lejohet të japin informacionet për ju më tej.

 

Shërbimet psikiatrike Graubünden

Shërbimet Psikiatrike Graubünden sigurojnë kujdesin psikiatrik në fushën stacionare, pjesërisht stacionare dhe si plotësim në atë ambulante për të rritur, të sëmurë nga ana psikike.

 

Kontakt

Kontakt

  • Psychiatrische Dienste Graubünden (PDGR)

    Shërbimet psikiatrike GraubündenLoëstrasse 2207000 Chur058 225 25 25www.pdgr.ch

Psikiatri për fëmijë dhe të rinj Graubünden

Për kujdesin psikiatrik të fëmijëve dhe të rinjve është përgjegjëse Kinder- und Jugendpsychiatrie Graubünden (kjp).

 

Kontakt

Kontakt

  • Kinder- und Jugendpsychiatrie Graubünden (kjp)

    Psikiatri për fëmijë dhe të rinj GraubündenMasanserstrasse 147000 Chur081 252 90 23www.kjp-gr.ch