Të qenit i sëmurë

Ndihmë anonime

Ku mund të gjej unë ndihmë anonime?

Nganjëherë njerëzit kanë nevojë në një krizë menjëherë për një këshillë. Një ndihmë të menjëhershme jep organizata Dargebotene Hand (Dora e zgjatur). Ajo ofron në telefon, e-mail ose chat (www.143.ch) këshilla falas. Nën numrin 143 mund të marrësh në telefon në situata krize dhe të flasësh me një punonjëse ose me një punonjës: Ata dëgjojnë me vëmendje dhe mund të ndihmojnë po ashtu se si mund të vazhdohet më tej. Dora e shtrirë është një pikë kontakti për të gjithë dhe i nënshtrohet anonimitetit të plotë.

 

Në internet ka po ashtu këshilla speciale për të rinjtë. Një faqe e dobishme interneti është për shembull www.lilli.ch. Ajo informon në mënyrë serioze mbi tema, të cilat iu interesojnë të rinjve, vajzave të reja dhe djemve të rinj: për shembull marrëdhënie, seksualitet, parandalim ose dhunë. Mund t'i shtrosh vetes pyetje ose të lexosh, çfarë kanë pyetur të tjerët. Fëmijë dhe të rinj, të cilët kanë pyetje ose kanë nevojë për ndihmë, mund t'i drejtohen po ashtu me telefon 147, me SMS 147 ose me chat 147 vendit të këshillimit të Pro Juventute. Informacione të mëtejshme për ofertën mund të gjenden në faqen e internetit www.147.ch.

 

Disa prindër janë të mbingarkuar me fëmijët e tyre, në një krize ose në një situatë ngarkuese. Për ata ka vendin e këshillimit telefoni emergjent për prindër. Ai është i arritshëm përgjatë 24 orësh nën numrin 0848 35 45 55. Tek telefoni emergjent për prindër është po ashtu e mundur, të biesh dakord për një termin për një këshillim edukimi. Informacione ju gjeni po ashtu në faqen e internetit: www.elternnotruf.ch