Po ashtu fondacioni Pro Senectute ofron shumë shërbime për njerëz të moshuar. Kështu ata mund të banojnë më gjatë në shtëpi. Pro Senectute do të ruajë dhe të nxitë pavarësinë dhe kualitetin e jetës së bashkëqytetarëve mbi 60. Njerëz të moshuar dhe të afërmit e tyre marrin këshilla të besueshme falas në rast të:
- vështirësive financiare
- çështjeve ligjore
- përballimit të krizave të jetës
- organizimit të kohës së lirë
- dhe pyetjeve në lidhje me banimin dhe marrëdhëniet
Ndoshta nuk mjafton kjo ndihmë dhe ju keni nevojë për mbështetje përgjatë 24 orësh. Atëherë përshtatet ndoshta më mirë për nevojat tuaja një qendër për të moshuar ose një strehë për të moshuar.
Në cilën strehë për të moshuar ose për shërbim do të banoni ju, varet nga vendbanimi juaj. Pro Senectute ose mjeku juaj i familjes ju këshillojnë gjatë sqarimeve.