Të jetosh i shëndetshëm

Të jetosh i shëndetshëm

Çfarë i përket një stili të shëndetshëm të jetës?

Shëndeti është një dhuratë, por ne mund të bëjmë po ashtu aktivisht diçka për shëndetin tonë. Një stil i shëndetshëm jetese është përkujdesja më e mirë paraprake për shëndetin. Në gjuhën specifike kjo quhet parandalim. Ne japim me këtë një kontribut për t'u mbrojtur ndaj sëmundjeve. Por çfarë është një stil i shëndetshëm jete? Këtu bëjnë pjesë për shembull: të ushqyerit e shëndetshëm, lëvizje e mjaftueshme, peshë normale e trupit, gjumë i mjaftueshëm, pak konflikte dhe stres, kontakte të mira sociale, mos pirja e duhanit dhe mos pirja aspak ose pirja vetëm pak e alkoolit.