Të jetosh i shëndetshëm

Të ushqyerit

Si mund të ushqehem unë shëndetshëm?

Një i ushqyer i shëndetshëm dhe i baraspeshuar është i rëndësishëm. Sepse ndihesh me këtë më mirë dhe mund të mbrohesh kundër sëmundjeve. Fëmijët kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm në mënyrë të veçantë për zhvillimin e tyre. Por çfarë është në të vërtetë një i ushqyer i shëndetshëm dhe i baraspeshuar. Këto ushqime rekomandojnë këshilltarët e të ushqyerit në ditë:

 

  • Lëng: Të pihet 1 deri në 2 litra është ideale. Më së miri ujë mineral, ujë nga çezma, çaj frutash dhe bimësh aromatike pa sheqer. Mos pini shumë pije me kafeinë si kafe dhe çaj të zi ose çaj jeshil.
  • 5 porcione perime dhe fruta në ngjyrë të ndryshme, të papërpunuara dhe të gatuara. Po ashtu lëng frutash i pa sheqerosur numërohet tek këto.
  • 3 porcione produkte drithërash (p.sh. bukë, nëse është e mundur bukë me miell të trashë), brumëra, oriz, misër ose produkte të tjera si patate dhe bishtaja (p.sh. qiqra, thierza)
  • 1 porcion albuminë si psh. mish, peshk, vezë, djathë, tofu ose kuorn.
  • 3 porcione prodhimi qumështi, psh 2 dl qumësht, 180 g kos dhe 60 g djathë.
  • Pak vaj dhe yndyrë gjatë gatimit. Veçanërisht të shëndetshëm janë vaj kolze dhe ulliri.

Vetëm në sasi të vogël: ëmbëlsira (çokollatë, tortë), ushqime të kripura brejtëse, (patatina), pije të ëmbla (koka kola) dhe alkool. Specialistë këshillojnë që fëmijët të mos pinë asnjë pije energjike me përmbajtje kokaine.